Prodokument - Program për realizmin e dokumentave

I gjithi në shqip,

I integruar në MS Word, MS Excel 2007, 2010, 2013

Lehtësisht i përdorshëm.

Nuk ka nevojë për njohuri IT.

Nuk lodheni në punë rutinë apo gjëra sekondare.

Rrisni fokusimin në problemin kryesor.

Rrisni saktësinë dhe sigurinë e të dhënave dhe dokumentave.

Standartizoni krijimin e dokumentave dhe krijoni arkivën tuaj elektronike.

Rrisni në mënyrë të prekshme efektivitetin dhe efiçensën e stafit.

Ky program mund të përdoret nga avokatët, noterët, ekonomistët, juristët, sekretarët, klinikat mjekësore, mjekët, kompanitë që bëjnë survey, cilado zyrë, kompani apo institucion të cilët kanë minimumi një bazë të dhënash (databazë).

Një software inteligjent i cili ju automatizon në maksimum ambientin e MS Word. Ky software lindi si rrjedhojë e një eksperience të gjatë në fushën e krijimit të dokumentave dhe në sistemet informatike. Që në momentin e parë që do e provoni do e ndjeni ndryshimin.

Përdorni gërmat “ë” dhe “ç” me një tast të tastierës. (video)

Hapni dokumenta të tjerë në dritaret e dokumentave word, excel. (video)

Krijoni databaza (baza të dhënash) sipas nevojave tuaja pa pasur njohuri programimi. (video)

Krijoni forma për krijimin e dokumentave rutinë. (video)

Krijoni databazë të fjalive dhe paragrafëve të cilët i përdorni më shpesh. (video)

Krijoni databazë të clipboard-it dhe mund ti riktheheni sa herë të doni. (video)

Liçensimi për një kompjuter është 19.900 LEKË.

Kujdes!!!
Sigurohuni që në kompjuterin tuaj të jetë i instaluar NetFramework 4.0. Nëse nuk e keni të instaluar klikoni këtu për ta shkarkuar dhe instaluar.

1)      Pas shkarkimit me sukses të paketës së instalimit këtu ekstraktohet paketa në një folder e do përmbajë 3(tre) file-a si në figurën më poshtë:

 

 

 

2)      Pas ekstraktimit me sukses të paketës së instalimit sigurohuni që të keni të mbyllur MS Word dhe MS Excel (Nuk mund të kryeni instalimin pa patur të mbyllur MS Word dhe MS Excel)

Nëse keni të instaluar Windows XP atëherë klikoni file-n: ProdokumentiSetup(1.0.0).msi.

Nëse keni të instaluar Windows 7,8 ose 10 atëherë klikoni file-n: Setup.exe.

Pas kësaj fillon instalimi. Ju kujtoj që për të kryer instalimin duhet të keni të drejta Administratori në kompjuter. (Shënim: Një mënyrë e thjeshtë është që duke klikuar me të djathtën e mouse-it + Shift mbi file-n e instalimit  keni opsionin Run as Administrator ose Run as Different User me anë të të cilave mund të kryeni instalimin si në figurën mëposhtë)

 

Shtyp  Open ose Run as administrator dhe do keni pamjen si më poshtë

Shtyp Next dhe do keni pamjen si mëposhtë:

Për të vazhduar më tej jeni të lutur të lexoni marrëveshjen programin si dhe të jepni dakortësinë me çfarë është shkruar në këtë marrëveshje. Ju nuk mund të vazhdoni më tej me instalimin e programit nëse nuk shtypni kuadratin “Unë i pranoj….” Pasi kësaj shtypni butonin Next (Vazhdo) dhe del pamja si në figurën mëposhtë:

Në këtë moment përcaktoni direktorin e instalimit dhe shtypni butonin Next(Vazhdo) dhe del pamja si në figurën më poshtë

 

 

Shtypni butonin Instalo dhe programi do të fillojë të instalohet në kompjuterin tuaj. Pamja që do dali do jetë si në figurën më poshtë e cila tregon se programi është instaluar me sukses.

 

Përdorimi

Pas instalimit me sukses hapni MS Word ose MS Excel dhe në menutë kryesorë “Home”, “Insert”, “Page Layout” etj. do të gjeni dhe menunë “Prodokument” , si në figurën më poshtë:

Kush janë target grupi që mund tu hyjë në punë ky program?

Ky program mund ta përdorin avokatët, noterët, ekonomistët, juristët, sekretarët, klinikat mjekësore, mjekët, kompaninë që bëjnë survey, cilado zyrë, kompani apo institucion e cila ka minimumi një bazë të dhënash (databazë).